Futbollisti Emiljano Vila, i cili përfundimisht u nda me Partizanin gjatë fillimit të këtij viti, duket se do të jetë pjesë e Skënderbeut, por ende nuk ka një zyrtarizim, pasi duhet diskutuar të gjitha çështjet e marrëveshjes.
Për durrsakun ka një interesim edhe nga ana e Kamzës, por sigurisht Skënderbeu është një klub që nuk refuzohet.
Vila në Korçë me gjasa do të jetë zgjedhje e dytë dhe për këtë duhet të mendohet mirë, duke parë që konkurrenca te skuadra korçare është shumë e madhe.
Sipas “Panorama Sport”, kohëzgjatja e kontratës është ajo që po diskutohet, pasi mesfushori dëshiron një kontratë 1.5 vjeçare, dhe jo 6 mujore nga ajo që ofohet nga ana e drejtuesve të skuadrës së Skënderbeut.