Shkupi rikthen turkun Enes Akgun!?

FC Shkupi është shumë aktiv në merkaton e janarit, ku deri më tani ka arritur që të nënshkruaj me 4 super futbollistë. Megjithatë ata nuk dëshirojnë të ndalen këtu, pasi në planet e tyre kanë edhe 2-3 përforcime tjera.

Një gjë të tillë atë bënë të ditur në konferencën e djeshme për shtyp të organizuar për gazetarë, duke pohuar se kanë ndërmend të përforcohen tashmë në repartin e mbrojtjes, mirëpo duke mos përjashtuar mundësinë për të përforcuar edhe në reparte të tjera.

Edhe pse ata nuk përmendën asnjë emër, një foto e postuar nga ana e vetë futbollistit turk me pasaportë franceze në “insStory” ka bërë që të ringjallë dyshimet lidhur me rikthimin e tij të mundshëm në Çair.

Ai në “insStory” kishte postuar një foto të tij nga koha kur luante me fanellën e FC Shkupit, duke i bashkëngjitur të njëjtës edhe mbishkrimin “Ready”, apo përkthyer në gjuhën shqipe, “gati”.

Vallë se për çfarë është gati Akgun, besojmë të mësojmë ditëve në vijim, ku nga klubi “bardhekaltër” nuk do të mungojnë surprizat e këndshme për tifozët e tyre.

Akgun pjesë e FC Shkupit ishte gjatë vitit 2016-të, kur luajti për 6 muaj. Ai me fanellën “bardhekaltër” regjistroi 12 paraqitje dhe një gol të shënuar, për tu transferuar më pas te skuadra turke e Eskishehirspor, me të cilën skuadër ka kontratë deri me 30 qershor të vitit 2019-të.

.

Leave a Reply