Lionel Mesi i Barcelonës ka thyer gjithmonë rekorde, ndërsa së fundmi një gjë të tillë e ka bërë jashtë fushës së futbollit. Sipas Football Leaks, për herë të parë në historinë e futbollit, një lojtar, duke iu referuar pikërisht Messit, do të paguhet më shumë se 100 milionë euro në sezon. Shifrat e Football Leaks zbërthehen si më poshtë:
Argjentinasi do të ketë një pagë 71 milionë euro në vit, ku përfshihen edhe bonuset, ndërsa 63.5 milionë i ka përfituar në momentin e nënshkrimit të rinovimit të kontratës. Por nuk mbyllet meq kaq, sepse në qershor të vitit 2021 për besikërinë ndaj klubit do të përfitojë një tjetër shumë dhe në total shifra që do të arkëtojë Messi për katër sezonet e ardhshme (përfshihet edhe ky aktuali) do të jetë 417.5 milionë euro.