Destanacioni i radhës për Mesut Ozilin duket se do të jetë Juventusi. Ky është lajmi që ka publikuar britanikja Dejli Mejl. Mesfushori turko-gjerman është në skadencë kontrate me Arsenalin dhe do të largohet në verë nga skuadra londineze me parametër zero.
Paga e lartë prej 10 milionë eurosh që përfiton Ozil te Arsenali mund të jetë pengesa e vetme në këtë tratativë merkatoje por dëshira e mesfushorit është të vishet bardhezi pasi te Juventusi përveç se një skuadër të aftë për të fituar në çdo kompeticion të mundshëm, Ozil do të ribashkohej edhe me shokët e tij të kombëtares gjermane Kedira, Hovedes dhe Emre Xhan i cili ka arritur akordin me kampionët e Italisë dhe do të transferohet në verë te Juvja.