Magani debutoi me barazim në bankinën e Trepça ‘89

Trajneri i ri i Trepça ’89, Gugash Magani ka debutuar me barazim në bankinën e kampionëve në fuqi të Kosovës, të cilët sot zhvilluan një miqësore ndaj skuadrës së Flamurtarit, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja midis dy skuadrave nga Superliga e Kosovës nuk prodhoi gola, edhe pse skuadra mitrovicase ishte dukshëm kundërshtari më i mirë në teren. Ata kishin disa raste shënimi, mirëpo duke mos arritur të shënojnë në rrjetën kundërshtare.

“Ndeshja e parë, ndeshje që bënë mirë për ekipin. Është pritur pas një pune njëjavore intenzive, vërehet edhe lodhja. Më mirë që ka ndodhur tash e kemi kohë të analizojmë gabimet dhe në ndeshjet e radhës të kemi kujdes” – tha Magani pas përfundimit të ndeshjes.

Trajneri i ri i Trepçës ’89 në këtë ndeshje ju dha rastin të gjithë futbollistëve që kishte në disponim, përfshirë këtu edhe futbollistin e Bellasicës, Aleksandar Bagashovski, që ndodhet në prova te skuadra kosovare.

Leave a Reply