Skuadra e basketbollit Shkupi është mposhtur në Çair nga Pelisteri me rezultat të ngushtë 81:86 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të në Superligën e basketbollit vendor. Ekipi i Enver Miftarit ishte në epërsi në pjesën e parë, ndërsa në të dytën u mposhtën, duke ia dhuruar kështu Pelisterit fitoren e parë sezonale.
Më të mirët te Shkupi ishin Xhonata Dogbo me 22 pikë dhe Ristov me 16 tjera, ndërsa Anakievski me 30 pikë shkëlqeu te Pelisteri.
Në ndeshjet tjera të zhvilluara në kuadër të xhiros së 12-të, Rabotniçki fitoi Kumanovën me rezultat 81:77, Gostivari triumfoi me shifra të thella 92:59 ndaj Feni Industri, Blakotehna 91:54 mposhti Kozhufin, ndërsa skuadra e Strumicës u mposht në transfertë nga Ohri me rezultat 103:61.