Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bersant Celina ka rezultuar deçiziv në fitoren e skuadrës së tij Ipsuiç ndaj Lids Junjatedit të Ezgjan Alioskit, njofton “infOSport.mk”. Celina shënoi një super gol në minutën e 67-të, që në fund rezultoi i mjaftueshëm për fitoren e 12-të të Ipsuiçit në këtë sezon.
Sulmuesi kosovar shënoi një supergol pas një aksioni individual dhe një gjuajtje të pakapshme për portierin kundërshtar, Uieduald.
Për Celinën isht ky goli numër 7-të i shënuar këtë sezon, duke dëshmuar gjithnjë e më shumë se është përshtatur mjaft mirë me futbollin anglez dhe se është në pritje të ftesës për t’u kthyer te Mançester Siti, skuadër kjo që zotëron kartonin e tij.
Ndërkohë te Lids Junajtedi zhgënjeu shqiptari nga Prilepi, Ezgjan Alisoki, cili e nisi ndeshjen si titullar, mirëpo u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë.
Falë kësaj fitore Ipsuiçi arriti në kuotën e 39 pikëve, dhe aktualisht mban pozitën e 12-të, ndërkohë Lids Junajtedi mbetet në pozitën e 7-të me 43 pikë të tubuara.