Mbrojtësi nga Maqedonia, Leonard Zhuta ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën kampione të Kroacisë, Rijekën. Sipas mediumeve kroate, Zhuta ka rinovuar kontratën me Rijekën edhe për 1 sezon tjetër.
“Çdo herë do të jap maksimumin për Rijekën. Këtë do e bëjë dhe do ta kisha bërë për secilin klub që do të kisha luajtur”, ka thënë Zhuta.
Futbollisti nga Maqedonia pjesë e Rijekës është që nga sezoni 2015/16, ndërsa një periudhë ishte standart te përfaqësuesja e Maqedonisë.