FC Shkupi gjatë ditës së sotme pritet të bëjë edhe prezantimin e blerjeve të reja gjatë këtij afati kalimtarë të dimrit, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra nga Çairi ishte një ndër skuadrat më aktive në merkato, duke sjellë në rradhët e saj emra shumë të bujshëm.
Ishte Bllagoja Ljamçevski, ai i cili i pari besoi projektin e drejtuesve të skuadrës nga Çairi me në krye Shefket Demirin, ndërsa pas tij skuadrës “bardhekaltër” iu bashkua edhe një ndër talentët më të mëdhenj shqiptarë në rajon, Rron Broja.
Dita e enjte ishte e rezervuar për dy blerjet e bujshme, Stefan Vujçiç dhe Bazhe Ilijoski, emri i të cilit mban epitetin e golashënuesit më të mirë në historikun e futbollit në Maqedoni.
Janë gjithë këto emra të mëdhenj, të cilët meritojnë një prezantim të denjtë, të cilin drejtuesit e rinj janë kujdesur për t’ua bërë atyre gjatë ditës së sotme me fillim në ora 13:30 në “Marriott Hotel”.