Emri i Naser Alijit lidhej me një kalim të mundshëm te Shkëndija, apo edhe Flamutari i Vlorës, mirëpo me shumë gjasa kumanovari që mbron ngjyrat e Kombëtares shqiptare, karrierën e tij do ta vazhdojë në Superligën e Zvicërs.
Trajneri i Grasshopersit, Murat Jakin, do ta testojnë 23 vjeçarin këto ditë për të parë nga afër gjendjen e tij dhe më pas për të vendosur nëse edhe zyrtarisht Aliji do i bashkohet kësaj skuadre.
Ai së fundmi ishte pjesë e Kajzerslauternit në Bundesliga II, mirëpo pasi shkëputi kontratën në fund të gushtit, ai është stërvitur në mënyrë individuale për të qenë në formën e duhur.
Kampionati zviceran nuk është diçka e panjohur për Alijin, duke pasur parasysh se i njëjti në të kaluarën ka qënë pjesë e Bazelit dhe Vaduzit. Ky fakt vlen shumë për mbrojtësin kuqezi, pasi nuk do ta ketë të vështirë të përshtatet, edhe pse duhet cekur se për shërbimet e futbollistit kumanovar së fundmi interes kishin shfaqur edhe disa skuadra nga Superliga turke.