Ilijoski: Shpresoj në gola, mirëpo me rëndësi janë rezultatet e ekipit

 

Golashënuesi më i mirë në historikun e futbollit vendor, Bazhe Ilijoski gjatë ditës së djeshme i tha “PO”, FC Shkupit, me të cilën skuadër dëshiron të thellojë edhe më shumë rekordin e tij prej 130 golave të shënuar. Ai beson se ka gjetur skuadrën e duhur dhe se me skuadrën nga Çairi një gjë të tillë do të mund të bëjë realitet.

“Shpresoj që të shënojë sa më shumë, mirëpo me rëndësi është që ekipi të arrijë rezultate të mira. Do isha i kënaqur që në fund si ekipi të gëzonim gjithë ato tifoza të flaktë të FC Shkupit, Shvercerat“ – tha Bazhe Ilijoski, i cili me FC Shkupin ka firmosur kontratë për një vit e gjysmë.

Bazhe Ilijoski së fundmi ishte pjesë e Pelisterit, ndërsa gjatë karrierës së tij në futbollin vendor, ai ka veshur edhe fanellat e skuadrave të Metalurgut dhe Rabotniçkit. Me këta të fundit ai ka fituar tre tituj kampion dhe tre trofe në kuadër të Kupës, gjë të cilën nga njëherë kishte bërë edhe me Metalurgun dhe Pelisterin së fundmi.

Ai gjithashtu ka një karrierë shumë të pasur edhe ndërkombëtare, duke luajtur edhe në Korenë Jugore, Rumani, Japoni, Malajzi dhe Tajlandë, ku edhe kishte fituar titullin kampion me skuadrën e Bangkok.

Leave a Reply