Ilijoski: Besoj se me bombat e mia do i gëzoj “Shvercerat”

Bazhe Ilijoski është njëri prej atyre futbollistëve që i kishte besuar projektit gjigand të drejtuesve të rinj të FC Shkupit, përmes të cilit edhe vetë sulmuesi beson se skuadra nga Çairi mund të ju rikthehet titujve të fituar vite më parë, njofton “infOSport.mk”. Ai beson se me bombat (golat) e tij do i gëzojë shumë herë tifozët e FC Shkupit, “Shvercerat”, të cilët sipas tij meritojnë shumë gëzime dhe festa.

“Falënderoj drejtuesit e klubit që besuan në mua dhe për projektin e tyre gjigand, me të cilin dëshirojnë që Shkupin ta rikthejnë në kohërat e vjetra. Shpresoj se me bombat e mia dhe paraqitjet e mira do arrijmë të realizojmë një gjë të tillë, ndërsa me atë normalisht ti gëzojmë tifozët e Shkupit, të cilët në çdo ndeshje janë futbollisti i 12-të i skuadrës. Ata meritojnë që të gëzohen, pasi përkrahja e tyre besoj se nuk do të mungojë në asnjë ndeshje edhe në të ardhmen” – u shpreh Bazhe Ilijoski, për të cilin FC Shkupi do të jetë klubi i katërt në Maqedoni, pas paraqitjeve të tij me Rabotniçkin, Metalurgun dhe Pelisterin.

“Unë mund të them se do të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe se do të jap më të mirën nga vetja, ndërsa besoj se një gjë e tillë do të jetë e mjaftueshme për të arritur qëllimet e FC Shkupit. Ne jemi një skuadër, ashtu që të gjithë nëse japim maksimumin, besoj se sukseset nuk do të mungojnë” – ishin fjalët e fundit të Ilijoskit në konferencën për shtyp të organizuar me gazetarë nga ana e drejtuesve të FC Shkupit.

Bazhe Ilijoski së bashku edhe me tre përforcimet tjera, Ljamçevski, Broja dhe Vujçiç shumë shpejtë pritet të ju bashkohen bashkëlojtarëve të tyre të rinj, duke u vënën nën urdhërat e trajnerit Ardian Nuhiu.

Leave a Reply