Skuadra e KEK-ut që në stinorin pranveror do të udhëhiqet nga ndihmës seleksionuesi i Maqedonisë, Xhengis Rexhepi, është treguar shumë aktive në merkaton e janarit nga gjithë skuadrat tjerë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Skuadra nga Obiliçi gjatë ditës së sotme ka arritur marrëveshjen me Florent Papuqin, një ndër futbollistët më të merituar për sukseset e skuadrës pejane të Besës viteve të kaluara në futbollin kosovar.
Rikujtojmë KEK-u në këtë afat kalimtarë të dimrit gjithashtu transferoi edhe Enis Zabergjën nga rradhët e Drenicës, ndërsa gjithashtu transferoi edhe dyshen nga Maqedonia, Miran Maksuti dhe Valon Zeqiri që së fundmi ishin pjesë e Llapit.