Pas tre transferimeve të bujshme, me të cilët FC Shkupi ka përforcuar dukshëm mesfushën, mësojmë se gjatë ditës së sotme “bardhekaltërit” nga Çairi pritet të prezantojnë edhe një super sulmues, që pas vetes ka një karrierë shumë të bujshme futbollistike.
Burime pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se i njëjti ndodhet në zyrat e klubit dhe se janë duke u zhvilluar bisedimet përfundimtare, pas së cilave do të pasojë edhe marrëveshja në fjalë.
I njëjti burim pohon se drejtuesit e FC Shkupit nuk kanë ndërmend të ndalen këtu, pasi ditëve në vijim në Çair pritet të arrijë edhe një qendërmbrojtës, që është kërkesë e trajnerit Ardian Nuhiu.
Rikujtojmë FC Shkupi goditjen e parë e bëri me angazhimin e Bllagoja Ljamçevskit, për të vijuar më pas edhe dy super blerjet, si Rron Broja dhe Stefan Vujçiç.