Goditje e fuqishme në këtë merkato dimërore, kësaj radhe vjen nga Japonia. Kazujoshi Miura që është në moshën 50 vjeçare nuk ka ndërmend që të pensionohet nga futbolli, madje ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e tij Jokohaman, duke i habitur kështu të gjithë.
Sulmuesi japonez, i cili ka luajtur për një sezon edhe me Genoan në Itali në vitet ’90, ka rinovuar edhe për një vit kontratën me Jokohaman, skuadër që militon në Serinë B japoneze. Miua është pjesë e këtij klubi që nga viti 2005. Zyrtarizimi u bë nga vetë drejtuesit e skuadrës. Për Miuran ku do të të jetë sezoni i 33-të në karrierë si profesionist.