FC Shkupi të mërkurën aktivizoi bombën e parë, me angazhimin e futbollistit të talentuar kosovar, Rron Broja, ndërsa për sot “bardhekaltërit” nga Çairi kanë paralajmëruar bombën tjetër, me të cilën do të përforconin mesfushën e tyre.
Burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se FC Shkupit do ti bashkohet një mesfushorë me shumë përvojë të madhe si në arenën ndërkombëtare ashtu edhe në futbollin vendor.
Emri i tij mbahet në fshehtësi, ndërsa i njëjti sot edhe zyrtarisht pritet të prezantohet nga ana e drejtuesve të FC Shkupit. Do të jetë ky afrimi i tretë i tyre në këtë merkato të janarit, duke pasur parasysh se para Rron Brojës, “pëllumbat” nga Çairi angazhuan edhe futbollistin e Pelisterit, Bllagoja Ljamçevski.