Fabio Kapello ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet për të marrë udhëheqjen e përfaqësueses së Italisë që njëkohësisht është pa trajner.
“Unë trajner i Italisë? Nuk jam i interesuar. Shpresoj që kombëtarja të bjerë në duar të mira, por është shumë e nevojshme që futbolli ynë të nxjerrë futbollistë me nivel të lartë. Pa ata nuk mund të shkosh gjëkundi, edhe nëse do të marrësh trajnerin më të mirë në botë”, ka thënë Kapello.
72 vjeçari për momentin është trajner i skuadrës Jiangsu Suning në kampionatin kinez.