Barcelona ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj Selta Vigos në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales, duke u kualifikuar me stil për në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Spanjës, njofton “infOSport.mk”. Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë në Vigo, të besuarit e trajnerit Ernesto Valverde sonte nuk i lanë asgjë rastit, duke sulmuar që nga minuta e parë.
Në sajë të një paraqitje të tillë, Barcelona çështjen e udhëtuesit për në fazën tjetër e zgjodhi që gjatë 45 minutave të para, kur shënuan 4 golat e nokautit.
Messi realizoi dy gola të shpejtë (13’,15’), për të asistuar në golin e tretë të shënuar nga ana e Zhordi Albas në minutën e e 28-të, teksa vetëm 3 minuta më vonë në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Luis Suarez, që shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes së Selta Vigos.
Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 59-të, Lionel Messi lëshoi fushën, ndërsa në vendin e tij në lojë u inkuadrua Dembele, që asistoi në golin e Rakitiç në minutën e 87-të, duke bërë që në fund Barcelona të shënojë një fitore shumë të lehtë 5:0, përballë një kundërshtari të vështirë.
Gjithë këto 5 gola futbollistët e Barcelonë, me në krye Lionel Messin i realizuan në prezencë të blerjes së tyre më të fundit, brazilianit Kutinjo.