Zyrtare,talenti kosovar Rron Broja bëhet i FC Shkupit

Skuadra e FC Shkupi sot ka arritur të bëjë edhe blerjen e dytë të afatit kalimtar, duke sjellë në kampin bardh e kaltër talentin më të madh në rajon, por që është vlerësuar edhe ndër më të dalluarit në Evropë, pasi shumë ekipe ishin vënë pas shërbimeve të tij.

Bëhet fjalë për talentin nga Kosova, 21 vjeçarin Rron Broja i cili tani më pas vete ka edhe një titull kampion me skuadrën e Trepça 89, ku edhe ka luajtur sezonin që e kaluar.

Broja është një nga mesfushorët më të talentuar dhe kapiten i përfaqësueses kosovare U21, ndërsa me Trepçën ai kishte edhe paraqitje në ndeshjet në kuadër të Ligës së Kampioneve.

Broja që tani më është i Shkupit, pas vete ka edhe përvojën evropiane, duke luajtur në kampionatin belg, me ekipet e SK Deninze dhe ish-kampion belg, KAA Gent. Sigurisht se Brroja do të shtojë konkurrencën në mesfushën dhe sulmin e skuadrës.

 

Leave a Reply