Mesfushori me origjinë shqiptare që luan për kombëtaren e Zvicrës, Blerim Xhemaili do të jetë sërish pjesë e “Serie A”. Ai kështu rikthehet te ish skuadra e tij pas vetëm 7 muajsh, duke pasur parasysh se pikërisht nga Bolonja në maj të vitit 2017-të kaloi te skuadra amerikane.
Lajmin për largimin e Xhemailit e ka konfirmuar edhe trajneri i Montreal, Remy Garde.
“Na ka kërkuar largimin për arsye familjare dhe sportive. Nuk dëshirojmë të mbajmë në ekip një futbollist që nuk është i bindur për të qëndruar”, – tha trajneri Garde.
Për Xhemailin është kjo hera e pestë që rikthehet në elitën e futbollit italian, ku deri më tani ka veshur fanellat e Torinos, Parmas, Napolit dhe Xhenoas.