Mestalja ka një hero të ri, quhet Vieto (VIDEO)

Përforcimi më i fundit i Valencias, Lusiano Vieto ka zhvilluar një ndeshje perfekte që në ndeshjen e parë me fanellën e skuadrës nga “Mestalja”, duke ndihmuar këtë skuadër për të regjistruar një fitore të madhe 4:0 ndaj Las Palmas në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Kupës së Spanjës, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti i huazuar nga rradhët e Atletiko Madridit bëri një debutim ëndërrash me Valencian, duke shënuar tre gola, ku vlen të ceket goli i tij i tretë personal dhe i katërti për Valencian, kur shënoi thuajse nga mesi i fushës.

Një gol tjetër të bukur në këtë ndeshje realizoi edhe serbi Nemanja Maksimoviç, i cili lëshoi një predhë të vërtetë me të djathtën e tij në minutën e 54-të, duke mos i dhënë fare hapësirë portierit mysafir Raul.

Rikujtojmë ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në fushën e Las Palmas ishte mbyllur me barazimin, 1:1. Ndërkohë në ndeshjen e zhvilluar më herët kualifikimit për në çerekfinale iu gëzua edhe Atletiko Madridit, edhe atë me meritë. “Jorganxhinjët” pas fitores 4:0 në ndeshjen e parë në transfertë, sonte para tifozëve të tyre mundën Lleidan me rezultatin 3:0.

Leave a Reply