Malota i Partizanit i bashkohet Vllaznisë, bashkë me Berishën do përbëjnë dyshen mbrojtëse

Ditë më parë Vllaznia e Shkodrës angazhoi mbrojtësin shkupjan, Sedat Berisha, ndërsa sot angazhuan edhe një tjetër në rradhët e tyre. Bëhet fjalë për Renato Malotan, tashmë ish mbrojtësin e Partizanit, i cili pritet që bashkë me Berishën të përbëjnë dyshen mbrojtëse të skuadrës shkodrane, njofton “infOSport.mk”.

Malota  me Vllazninë ka nënshkruar kontratë 6 mujore, ndërsa që nesër pritet ti bashkohet skuadrës në Ulqin, aty ku shkodranët po kryejnë fazën përgatitore me në krye trajnerin Ernest Gjoka dhe stafin e tij.

Malota pjesë e Partizanit ishte për plotë 16 muaj, ndërsa brenda kësaj periudhe ai me Partizanin ka zhvilluar 34 ndeshje, duke realizuar edhe dy gola.

Ndryshe karrierën e tij, Malota e kishte nisur te Besëlidhja e Lezhës, për të vijuar më pas karrierën te Partizani, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Dinamo Tiranës dhe Kukësit.

Leave a Reply