Flamurtari i Vlorës, pjesë e së cilës nga ky janar janë bërë edhe Fisnik Zuka i FC Shkupit dhe Argjent Gafuri i Renovës, si shumica e skuadrave nga Superliga shqiptare po vijon përgatitjet në komplekset sportive turke në Antalia në Turqisë.
Duke pasur parasysh se nuk kishin gjetur kundërshtarë që para nisjes së tyre në tokën turke, atyre u mbeti që një gjë të tillë të bëjnë tani. Dhe pikërisht gjatë ditës së sotme ata kanë gjetur edhe kundërshtarin e tyre, të cilin klubi vlonjat e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.
Bëhet fjalë për skuadrën e BB Erzurumspor, një skuadër kjo e kategorisë së dytë turke. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme me fillim në ora 11:00, ku besimin e trajnerit Duro do të marrin edhe futbollistët e rinj të aktivizuar gjatë kësaj merkatoje, si Zuka, Gafuri, Nedeljkoviç dhe Muarem.