Burhan Mustafov prezantohet te Teuta

Pas Amir Bilalit, skuadra e Superligës shqiptare, Teuta ka bërë për vete edhe mesfushorin difenziv të Pobedës, Burhan Mustafov, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti nga Manastiri të martën kishte udhëtuar drejt Durrësit, ku edhe ishte bërë prezantimi i tij me fanellën e skuadrës durrësake.

23-vjeçari te Teuta transferohet nga rradhët e Pobedës së Prilepit, për të cilën skuadër gjatë gjysmë sezonit të parë në LPFM ishte paraqitur në 13-të, nga 18 ndeshje në total, duke asistuar në dy gola.

Mustafov  gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me ekipin e vendlindjes së tij, Pelisterin, ndërsa do të jetë kjo hera e parë që do të luaj jashtë Maqedonisë.

Rikujtojmë vetë ditë më parë Teuta angazhoi edhe mbrojtësin e krahut të djathtë, Bojan Gjorgievski.

Leave a Reply