
Transferimi i Fisnik Zukës te Flamurtari i Vlorës, bëri që Ergis Mersini të humb vendin e tij te skuadra vlonjate. Një gjë e këtillë bëri që ai të kërkon një skuadër të re, të cilën e gjeti sot.
28-vjeçari firmosi me Vllazninë e Shkodrës, ndërsa do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka, i cili me këtë lojtar “blindon” krahun e majtë të prapavijës.
Është ky afrimi i tretë në rradhët e Vllaznisë së Shkodrës brenda pak ditëve, pas transferimit të shkupjanit Sedat Berisha dhe Renato Malotas, i cili gjithashtu nënshkroi sot gjatë orëve të mbrëmjes, duke arritur nga rradhët e Partizanit.