Me 14 janar te Renova arrinë një brazilian

Renova gjatë merkatos së janarit ka arritur marrëveshje me dy futbollistë. Bëhet fjalë për sulmuesin Dejan Cvetanoskin dhe mbrojtësin, Darko Stojanov, të cilët erdhën nga Pobeda, gjegjësisht Boreci, njofton “infOSport.mk”. Megjithatë skuadra “bardhekaltër” nga Tetova nuk ka ndërmend të ndalet këtu, pasi në një bisedë me drejtorin sportiv, Lirim Saiti, ky i fundit na e konfirmoi edhe arritjen e marrëveshjes me brazilianin e Pelisterit, Fernando Silva.

“E vërtetë është se kemi arritur marrëveshje me brazilianin Fernando Silva. Ai për momentin ndodhet në Brazil, ndërsa presim që të na bashkohet me 14 janar. Njëjtë sikurse me Cvetanoskin dhe Stojanovin, ashtu edhe me këtë futbollist kemi arritur marrëveshje një vjeçare” – u shpreh enkas për “infOSport.mk” drejtori sportiv i Renovës, Lirim Saiti.

Renova nga 8 janari nisi përgatitjet për sezonin pranveror, ndërsa deri me datë 23 janar, skuadra do të qëndrojë në Tetovë, që më pas të transferohet në Ohër, ku do të qëndrojë deri me 31 janar dhe do të zhvillojë 4 ndeshje miqësore.

Leave a Reply