Skuadra e Vardarit përveç treshes së angazhuar nga rradhët e Pelisterit, në rradhët e veta ka angazhuar edhe dy emra të rinj. Fjala është për brazilianin 23-vjeçar, Jago Moreira Silva dhe portierin e talentuar 20-vjeçarm Filip Iliq.
Ky i fundit veçmë ishte prezent edhe në stërvitjen e parë të “kuqezinjëve” në prag të stinorit pranveror, teksa braziliani pritet që të arrijë këtyre ditëve.
Ndryshe Filip, është djali i ish portierit të Vardarit dhe përfaqësueses së Maqedonisë, Sasha Iliq, që te Vardari vjen nga rradhët e skadrës armene të Gandzazar, ndërsa i kishte kaluar të gjitha shkollat te skuadra e Metalurgut.
Sa i përket brazilianit, ai së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Al Tadamon SC nga Kuvajti, mirëpo duke mos arritur të zhvillojë asnjë ndeshje.
Karriera e tij kishte nisur te Vasko De Gama, për të kaluar më pas në futbollin amerikan, ku ishte pjesë e Minesota NASL, ndërkohë përveç me ekipet braziliane të Makae dhe Tupi, ai gjithashtu një pjesë të karrierës së tij e kishte zhvilluar edhe në Korenë e Jugut, duke veshur fanellën e Seul E Land.
Jago Moreira Silva luan në krahun e djathtë, ndërsa pritet të jetë braziliani i dytë në rradhët e Vardarit pas Huan Felipe, i cili tashmë është shndërruar në një ndër yjet kryesore të kampionëve në fuqi të Maqedonisë.