Argjentinasi Karlos Tevez pas një viti të kaluar në futbollin kinez, ditë më parë zyrtarizoi rikthimin për herë të 3-të te skuadra e tij e zemrës, Boka Xhuniors.
Ish sumuesi i Mançester Junajted, Juventus, Siti zbuloi se është pikërisht Kupa e Libertadores, arsyeja që vendosi të rikthehej te Boka Xhuniors.
“Dua të luaj dhe të fitojmë për herë të 7-të në histori, Kupën e Libertadores me Boka Xhuniorsin. Kjo ishte arsyeja që më bëri të rikthehem sërish këtu. Te Boka ndihem si në shtëpinë time dhe në Argjentinë nuk mund të luaj për asnjë skuadër tjetër”, u shpreh sulmuesi argjentinas, Tevez.