Pasi bëri tërheqjen nga Australian Open, tenisti britanik Endi Marrej është operruar me sukses në ije në spitalin St. Vincent të Melburnit. Tre javë më parë tenisti britanik i ishte nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje, për të reduktuar dhimbjet dhe përshpejtuar riaftësimin, megjithatë pavarësisht dëshirës së madhe 30-vjecari skocez nuk ia doli dot mbanë për të rekuperuar në kohë, për turneun e parë Slem të vitit, që starton të hënën tjetër në Melbourne Park.
Një vit më parë, në këtë kohë tenisti britanik ishte në majë të klasifikimit të përgjithshëm botëror ATP, sidoqoftë Marrej nuk luan një ndeshje kompetitive prej gjashtë muajsh, më saktë që nga 12 korriku i vitit të kaluar, kur u eliminua në fazën çerekfinale nga tenisti nga Shtetet e Bashkuara Sem Kveri.
Ndërkohë Novak Gjokoviq e konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Australian Open, ndërsa Rafael Nadal mbetet në pikëpyetje. Në kategorinë e femrave tenistja bjelluruse Viktoria Azarenka dhe Serena Villiam nuk do të jenë pjesë e turneut të Melburnit.