Skuadra e Vardarit sot ka pasur grumbullimin e parë në vitin 2018, duke shënuar kështu startin e fazës së përgatitjeve për gjysmësezonin pranveror në elitën e futbollit vendor. Trajneri Çedomir Janevski ka folur për objektivat e klubit për këtë gjysmësezon.
“Fillimisht iu dëshirojë shëndet dhe fat futbollistëve të mi në këto përgatitje. Në ditët e para do t’i bëjmë testet fizike të futbollistëve, e cila do të fillojë nga nesër. Këtu jemi deri të martën, pastaj udhëtojmë për në Antalia, ku do t’i kryejmë fazën kryesore të përgatitjeve dhe do të luajmë ndeshje kontrolluese. Objektivi jonë edhe në vitin 2018 është që të fitojmë trofe. Për ta bërë një gjë të tillë, na nevojitet që shumë të përgatitemi, për shkak se gjysmësezonin pranveror e fillojmë me -8 pikë. Megjitahtë para nesh kemi edhe 18 ndeshje. Për këtë arsye është e rëndësishme që të përgatitur ta presim gjysmësezonin e dytë”, është shprehur trajneri i Vardarit Çedomir Janevski.