Arbi Vosa, futbollisti 16 vjeçar që premton shumë

Pasioni rreth sportit më të famshëm në botë nuk ka kufi, ndërsa i tillë është edhe për njërin nga futbollistët e ri nga qyteti i Shkupit. Bëhet fjalë për futbollistin  16 vjeçar Arbi Vosa, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së të rinjëve te Makedonija Gjorçe Petrovi.

Ai me futbollin është lidhur që para katër viteve, ndërsa për një kohë shumë të shkurtë ka arritur që të bëj diferencën te grupmoshat e tij, duke qenë tashmë edhe kapiten i gjeneratës 2001.

“E dua futbollin dhe e luajë me gjithë zemër. Bëjë përgatitje dhe punojë fortë për të qenë i suksesshëm në të ardhmen”, shprehet 16 vjeçari për “infOSport.mk”. Ndërkohë në pyetjen e bërë se ku e sheh veten pas disa viteve, Vosa përgjigjet: “Mendojë që si futbollist do të arrijë në të ardhmen të transferohem në ndonjë klub ndërkombëtar. Kam nevojë për përkrahje si çdo i ri dhe besoj qe do t’ia arrijë”.

I riu Vosa dallon me performancat e tij në terren, ndërsa me gjeneratën e tij të Makedonija Gjorçe Petrovit e ka mbyllur gjysmësezonin e parë si golashënuesi më i mirë me 10 gola të shënuar.

Leave a Reply