Sileksi startoi me përgatitjet, Tasevski: Të luajmë si në vjeshtë, duam Europën

Sileksi është skuadra e rradhës që nisi përgatitjet për stinorin pranveror në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Kratova këto përgatitje i nisën me një emër të ri, të vjetër, Gjorgji Tanushev, i cili pas 6 muajve sërish u rikthye te Sileksi.

“Sot startuam përgatitjet për sezonin e ri në një atmosferë shumë të mirë. Të gjithë futbollistët ishin prezent, ndërsa ndër emrat e ri është vetëm Gjorgji Tanushev. Asnjë futbollist nuk është larguar, ashtu që me çdo kusht nuk do të kërkojmë futbollistë të rinj, pasi edhe merkatoja e dimrit nuk ofron futbollistë shumë cilësor. Dua që futbollistët e mi të jenë të kënaqur, ndërsa nëse del ndonjë emër shumë kualitativ, atëherë muna ta marrim. Na mungon një futbollist në krahun e majtë dhe një futbollist në sulm. Duhet të përgatitemi mirë, pasi vendi i tretë në renditje bartë edhe shumë përgjegjësi. Na pret një punë shumë e vështirë për të siguruar një vend për në Europë. Disciplina taktike dhe përgatitja e mirë fizike ishin shtylla jonë kryesore. Me rëndësi për mua është që futbollistëve mos të ju mungojë dëshira për punë” – u shpreh enkas për “infOSport.mk” trajneri i Sileksit, Zhikica Tasevski.

Skuadra nga Kratova fazën e parë të përgatitjeve do ta zhvillojë në Maqedoni, ku do të qëndrojë deri me datë 22 janar, për të vijuar më pas përgatitjet në Antalia të Turqisë, ku edhe do të zhvillojnë 4 ndeshje kontrolluese.

Kundërshtarë të skuadrës së trajnerit Zhikica Tasevski në Antalia do të jenë skuadrat si Arka Gdinja (Poloni), Kuban Krasnodar (Rusi) dhe Dinamo Tbilisi (Gjeorgji).

Rikujtojmë Sileksi stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e tretë me 31 pikë të tubura, duke u konfirmuar në një ndër skuadrat pretendente për një vend që siguron Europën për sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply