Bajerni i Munihut ka rezultuar me shumë fat në shortin e hedhur për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra kampione në fuqi e Gjermanisë në këtë fazë për kundërshtarë do të ketë ekipin e Ligës së tretë Paderbornin, që më parë ishte pjesë edhe e Bundesligës bashkë edhe me Alban Mehën.
Një short i lehtë për bavarezët, të cilët një raund më parë eliminuan Borusia Dortmundin dhe tashmë shihen si favoritët kryesor për të triumfuar në këtë garë. Ndeshja më interesante e kësaj faze pritet të jetë ajo midis Shalke 04 dhe Volfsburgut, ndëkohë në dy ndeshjet tjera takohen Bajer Leverkuseni dhe Verder Bremeni si dhe Ajntrahti i Frankfurti dhe Majnci.
Këto ndeshje në program do të jenë me datë 6 dhe 7 shkurt, ndërkohë rikujtojmë që finalja e madhe e Kupës së Gjermanisë në program është me datë 19 maj.