Dy basketbollistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të firmosin me Klubin e Basketbollit Shkupi. Bëhet fjalë për Anthony Moe dhe Jamier Hughes, basketbollist amerikan qe pas vetes bartin shifra dhe statistika shumë pozitive, ndërsa shihet të përshtatshëm për kampionatin e basketbollit vendor.
Ashtu siç mësohet, amerikanët dhe skuadra nga Çairi janë fazën përfundimtare të bisedimeve dhe pritet që ditëve në vijim të zyrtarizohen. Kujtojmë që gjysmësezoni i dytë në Superligën e basketbollit vendor fillon me 13 janar, ndërsa KB Shkupi në Çair do të pret Pelisterin.