Mbrojtësi me origjinë nga Gostivari, Amir Bilali karrierën e tij do ta vazhdojë në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”.
23-vjeçari Bilali ditë më parë u nda me Rabotniçkin, pjesë e së cilës skuadër ishte në 6 muajt e fundit. Ai edhe pse ishte një ndër futbollistët më standard te “romantikët”, bashkë me menaxherët e tij kërkoi largimin nga skuadra shkupjane, për të vijuar sërish karrierën e tij në elitën e futbollit shqiptarë.
Bilali thuhet te ketë nënshkruar kontratë me Teutën, skuadër kjo që pjesën e parë të sezonit në kampionatin elitarë shqiptarë e mbylli në pozitën e 8-të me 15 pikë. Rikujtojmë ditë më parë Teuta nënshkruajti edhe me mbrojtësin e krahut të djathtë, Bojan Gjorgievski.