Titulli në La Liga është vetëm një ëndërr për Realin e Madridit këtë vit, njofton “infOSport.mk”. Kampioni në fuqi i Spanjës, Europës dhe Botës sonte në transfertën ndaj Selta Vigos nuk shkoj më shumë se një barazim 2:2, duke bërë që tashmë të ngec plotë 16 pikë larg liderit aktual, Barcelonës, edhe përkundër faktit se kanë edhe një ndeshje më pak.
Skuadra e Zinedin Zidan luajti shumë dobët, sidomos gjatë pjesës së dytë, kur nuk arritën madje të ruajnë epërsinë e krijuar gjatë pjesës së parë.
Garet Bejll ishte i vetmi nga të përzgjedhurit e Zidan që luajti në nivel të lartë në këtë ndeshje, duke realizuar njëherit edhe të dy golat e takimit për “mbretërit”.
Reprezentuesi uellsian në listën e golashënuesve u regjistrua në minutën e 36 dhe 38, duke përmbysur në ato momente avantazhin e Selta Vigos të arritur me golin e shënuar nga ana e Daniel Vas (33′), shkruan “infOSport.mk”.
Gjatë pjesës së dytë Kejlor Navas priti një penalti të Hugo Aspas, mirëpo në minutën e 82-të kapituloi përballë Maksimiliano Gomez, i cili me kokë shënoi një gol të bukur për rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Selta Vigo 2, Real Madrid 2.