Ekipi “Picera Start” të premten në mbrëmje fitoi Kupën në turneun tradicional në futboll në sallë “Bashkimi”, pasi në finale mundën skuadrën “Arben Bajrami” me rezultat 8:4.
“Piceria Start” ishte favorit i padiskutueshëm i këtij turneu, duke marrë parasysh se ekipi përbëhej me futbollistë cilësor dhe njëherit reprezentues të rregullt në ekipin përfaqësues të Maqedonisë në futsal.
Emrat si Ferid Agushi, Erkan Seferi e Dragan Petrovic ishin nga kryesorët e lojës, ndërsa që të tre janë parë së bashku duke luajtur edhe në fanellën e Përfaqësueses së Maqedonisë. Ndryshe shkupjani Seferi mori çmimin edhe si “Lojtari më i mirë” i turneut “Bashkimi 2017”.
Ndërkohë përveç treshës së shkëlqyeshme, ndër më të dalluarit ishte edhe reprezentuesi kosovar i futsallit, Agon Ramadani, i cili në finalen e së premtes shënoi edhe “het-trik”, ndërsa gjithashtu ishte papërmbajtshëm në ndeshjet tjera të zhvilluara.
Skuadra “Piceria Start” shpallet kampion ne turneun tradicional ne futboll te vogel “Bashkimi”. “Piceria Start” ne finale mundi “Arben Bajramin” me rezultat 8:4.
Публикувахте от infosport.mk в 5 януари 2018 г.