Ish reprezentuesi holandez, Najxhel De Jong është prezantuar si futbollist i skuadrës gjermane të Majnc, që aktualisht ndodhet në pozitën e 15-të në Bundesligë.
“Dua të ju dëshmojë të gjithëve se çfarë mund të bëjë ende. Nëse paraqitem në nivel, atëherë mund të vazhdojmë bashkë” – tha 33-vjeçari De Jong, i cili me Majncin ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit.
Së fundmi holandezi ishte pjesë e skuadrës turke të Galatasarajit, ndërsa më herët gjatë karrierës së tij ai kishte veshur fanellat e skuadrave si Ajaks, Hamburger, Mançester Siti, Milan dhe Los Anxheles Galaksi. Për Kombëtaren e Holandës mesfushori difenziv kishte regjistruar 81 ndeshje dhe 1 gol të shënuar në periudhën 2004 – 2015.