Kutinjo pozon me fanellën e Barcelonës (VIDEO)

Blerja më e shtrenjë në historinë e Barcelonës, Filipe Kutinjo është fotografuar me fanellën e “katalunasve”. Braziliani 25-vjeçar i transferuar nga Liverpulli për 120 milion euro, plus 40 milion euro bonuse kishte veshur bluzën e “blaugranëve”, atë të sëtrvitjeve për të bërë një fotosesion në muzeun e Barcelonës.

Kutinjo ishte i shoqëruar nga gruaja dhe vajza e tij si dhe nga prindërit dhe disa familjarë.

Pas foto sesionit të bërë, braziliani i cili nuk arriti të ndjek ndeshjen ndaj Levantes (3:0) nga tribunat e stadiumit në “Kamp Nou” u njoftua me trofetë e Barcelonës.

Gjatë ditës së nesërme Kutinjo do të ju nënshtrohet kontrollimeve mjekësore, që më pas edhe zyrtarisht të prezantohet para mediave. Fansat e Barcelonës gjithashtu do të mund të shohin atë në prezantimin e tij brenda fushës në “Kamp Nou”.

 

Leave a Reply