Bilali te FC Shkupi! Ja çfarë thotë vetë futbollisti

Mbrojtësi Amir Bilali sot edhe zyrtarisht është ndarë me Rabotniçkin. Futbollisti nga Gostivari, i cili pas vetes ka një karrierë të bujshme, pjesë e “romantikëve” ishte 6 muajt e fundit, duke qenë një ndër futbollistët më standard te skuadra nga “Debar Maalo”. Mirëpo edhe përkundër këtij fakti dhe marrëveshjes që kishte edhe për 6 muaj të tjera, palët vendosën të ndërpresin bashkëpunimin.

“Prej sot jam një futbollist i lirë. Pas bisedimeve të bëra mes menaxherëve të mi dhe drejtuesve të skuadrës së Rabotniçkit, në mënyrë konsensuale vendosëm që të ndërpresim bashkëpunimin” – u shpreh fillimisht për “infOSport.mk”, Amir Bilali, në adresë të të cilit menjëherë kanë arritur oferta nga skuadra si nga vendi, ashtu edhe nga  Shqipëria.

“Oferta ka, madje mund të them se edhe nga dy skuadrat më të mira të Maqedonisë. Po ashtu edhe nga disa skuadra nga Shqipëria, që gjithashtu kanë shfaqur interesim. Mirëpo nuk ngutem dhe do të shqyrtojë të gjitha ofertat, për të bërë hapin e duhur dhe të sigurtë në karrierën time. Presim se cila prej skuadrave do të bëjë ofertën më të mirë dhe kush do të ofroj kushte më të mira. Shpresoj se brenda këtyre ditëve do të vendosim bashkë me menaxherët e mi” – deklaroi Amir Bilali, i cili në pyetjen tonë, nëse Shkupi mund të jetë destinacioni i tij i rradhës, u përgjigj: “Nuk e kam në plan për momentin Shkupin”.

Karriera e 23-vjeçarit Bilali nisi në Itali, ku si 18-vjeçar luante për të rinjët e Kremonezes dhe Lacios, që më pas si 20-vjeçar të transferohej në kampionatin elitar slloven te skuadra e Celjes, nga e cila në vitin 2016-të ishte transferuar te Bylisi i Ballshit në Superligën shqiptare.

Leave a Reply