Super derbi i Seviljës me plotë 8 gola i takoi Betisit të Durmishit (VIDEO)

Sevilja dhe Betisi në “Ramon Sançez Pizhuan” kanë zhvilluar një super ndeshje që në fund rezultoi me plotë 8 gola dhe fitore të skuadrës së Betisit me rezultatin 3:5, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një super ndeshje, në të cilën emocionet dhe paqartësitë ishin prezente deri në çastet e fundit të takimit, kur ish futbollisti i Barcelonës, Tejo me golin e realizuar në minutën e 5-të shtesë të takimit u dha fund shpresave të Seviljës se mund të barazonin rezultatin.

Të gjitha 8 golat në këtë ndeshje u realizuan nga autorë të ndryshëm, ndërsa në mesin e tyre u regjistrua edhe tetovari, Riza Durmishi kur në minutën e 63-të edhe për herë të tretë i dha avantazhin skuadrës së tij. Ndryshe në listën e golashënuesve te Betisi, u regjistruan edhe Ruiz (1’), Fedal (21’) dhe Leon (65’), teksa autorë të golave për Seviljën ishin Ben Jeder (13’), Kjaer (40’) dhe Lenglet (67’).

Me këtë fitore Betisi tashmë numëron 24 pikë dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 8-të, ndërkohë Sevilja edhe përkundër kësaj disfate figuron më lartë se kushërinjtë e tyre në tabelë, ku aktualisht mban pozitën e 5-të me 29 pikë.

Ndryshe vlen të theksohet se për Montellan ishte kjo ndeshja e parë që debutoi me Seviljën në La Liga, pas asaj ndeshje të Kupës në mesjavë, kur kishte shënuar fitore 0:2 në transfertën ndaj Kadiz.

Leave a Reply