Skijatorja amerikane, Mikaela Shifrin ka fituar Sllallomin e madh në garën për Kupën e Botës që u zhvillua sot në Kranjska Gora të Sllovenisë. Shifrin regjistroi fitoren e 39 në karrierën e saj dhe të 8-tën në këtë sezon, duke mbyllur garën në Slloveni me 47 sekonda e 40 të qindat.
Shifrin në këtë garë pas vetes la skijatoren franceze Tesa Vorli dhe italianen Sofia Gocia. Pas kësaj garës së sotme, Shifrin ngjitet në kreun e klasifikimit të Sllallomit të madh me 385 pikë, 55 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Vorli.