Ngjarje “horror” dhe e përgjakshme ka ndodhur në Kuvajt, pasi tifozë të futbollit janë plagosur, kur një pjesë e tribunës u shemb duke përplasur tifozët në tokë.
Incidenti ndodhi teksa futbollistët e Omanit po festonin, ndërsa festës së tyre dëshiruan që të ju bashkoheshin edhe tifozët e tyre.
Mediat raportojnë për të paktën 30 tifozë të plagosur, ndërsa me shpejtësi në internet është shpërndarë edhe video që tregon momentin e incidentit.
Omani mundi Emiratet e Bashkuara Arabe vetëm përmes penaltive, 5:4, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazim pa gola.
Ishte kjo hera e dytë që Omani del fitues i “Gulf Cup”.