Transferimi i Filipe Kutinjos te Barcelona tashmë është vetëm çështje kohësh. Braziliani sonte pritet të udhëtojë drejt Barcelonës, ku do të nënshkruajë kontratë me skuadrën “katalunase”.
Sipas informacioneve të fundit marrëveshja midis Barcelonës dhe Liverpullit ëstë në vlerë prej 145 milion euro, ku thuhet se 36 milion janë në formë bonuse.
Kutinjo me Barcelonën pritet të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare. Për momentin braziliani ndodhet në Londër, nga ku do të udhëtojë drejt Barcelonës. Ai nesër mbrëma do të ndjek nga tribunat e stadiumit ndeshjen e Barcelonës ndaj Levantes.
Transferimi i Kutinjos në këtë mënyrë shndërrohet në transferimin e dytë më të shtrenjtë, pas atij të Nejmar nga Barcelona te Paris Sen Zhermeni (nëse nuk e llogarisimi këtu transferimin e Mbape te PSZH-ja, i cili aktualisht po luan në formë huazimi te skuadra parisiene, mirëpo transferimi i tij gjatë verës pritet të arrijë shifrën e 180 milion eurove).
Ky transferim është më i shtrenjti në historinë e futbollit britanik. Pritet që së shpejti këtë transferim ta publikojnë edhe të dy klubet.