Trajneri gjerman i Liverpulit, Jurgen Klop ka reaguar menjëherë pas zyrtarizimit të transferimit të brazilianit Filipe Kutinjo te Barcelona.
“Është me keqardhje të madhe që përgatitemi t’i themi lamtumirë një shoku të mirë, një njeriu të jashtëzakonshëm dhe një futbollisti fantastik, si Filipe Kutinjo. Nuk është sekret që Kutinjo që ky transferim të realizohej që në verë, kur Barcelona shfaqi interesimin e parë për atë. Ai ishte insistues me mua, me pronarët, madje edhe me shokët e skuadrës. Ky ishte një transferim për të cilin ai ishte i dëshpëruar që të realizohej. Pavarësisht gjithçkaje ne menaxhuam që ta mbanim futbollistin këtu përtej merkatos së verës, duke shpresuar që ta bindnim të qëndronte me ne”, u shpreh Klopp.
“Mund tu them tifozëve se ne si klub bëmë gjithçka për të bindur Kutinjon, se qëndrimi te Liverpuli ishte po aq sfidues sa transferimi në Spanjë, por ai ishte 100% i sigurtë se e ardhmja e tij dhe familjes së tij ishte në Barcelonë. Është ëndrra e tij dhe tani jam i bindur se nuk na ka mbetur asgjë për t’i ndryshuar mendjen. Filipe ka dhënë një kontribut fantastik te ky klub gjatë pesë viteve shërbim dhe pavarësisht zhgënjimit tonë që nuk zgjati qëndrimin, për marrëdhënien që kemi me atë, i urojmë përzemërsisht sukses. Shumë futbollistë do të vijnë dhe shumë do të largohen, ky është futbolli, por si klub jemi aq të mëdhenj dhe të fortë për të vijuar me zhvillimin tonë agresiv në fushë, edhe kur humbasim një futbollist të madh”, deklaroi Klop mes tjerash.