Juventusi ka shënuar edhe fitoren e 6-të me rradhë, të katërtën në ndeshjet e “Serie A”, pasi sonte në ndeshjen e javës së 20-të me rezultatin minimal 1:0 mundi Kaljarin në transfertë, njofton “infOSport.mk”.
Më i merituari për këtë tre pikësh të rradhës të “biankonerëve” në kampionatin italian ishte Bernardeski, i cili në minutën e 74-të mjaft mirë shfrytëzoi pasimin e Daglas Kostas nga e djathta dhe nga afërsia shënoi për 1:0.
I njëjti futbollist qëlloi edhe shtyllën, ndërsa Juve me Dybalan gjatë pjesës së parë kishte qëlluar edhe traverzën nga gjuajtja e lirë.
Falë kësaj fitore, e 7-ta me rradhë në ndeshjet ndaj Kaljarit, Juventusi mban hapin me Napolin, duke e ndjekur nga pas me vetëm një pikë më pak. Juve ka 50 pikë, ndërsa Napoli falë fitores së sotshme ndaj Veronës (2:0), në 20 ndeshje kampionale ka tubuar 51 pikë.