Sulmuesi kosovar, Besart Berisha e ka nisur me këmbë të mbarë edhe vitin 2018-të në elitën e futbollit australian, njofton “infOSport.mk”. Berisha shënoi golin e vetëm në barazim 1:1 të skuadrës së tij, Melbrun Viktori ndaj Central Coast Mariners. Ishte kjo ndeshja e javës së 14-të, në të cilën Berisha arriti të shënojë në minutën e 49-të kur me të majtën e tij nga brendia e zonës arriti që të mposht portierin kundërshtarë, Kennedi.
BERISHA! And we're ahead in Geelong. Video: Fox Sports Football
Публикувахте от Melbourne Victory в 6 януари 2018 г.
Central Coast Mariners golin e barazimit e gjeti në minutën e 71-të me anë të Blejk Pouell. Ndryshe goli i sotshëm i Berishës ishte i 6-ti gjatë këtij sezoni, mirëpo ëshët shumë larg kryesuesit brazilian të Sydnej FC, Bobo, i cili në 14 javë kampionat ka shënuar po aq gola.
Pas këtij barazimi Melburn Viktori tashmë numëron 20 pikë dhe aktualisht renditet në pozitën e 5-të, teksa Central Coast Mariners mban pozitën e 8-të me 14 pikë.