Xhevahir Sukaj është rikthyer në vendlindje për të veshur fanellën e Vllaznisë. Sulmuesi shkodran i cili vitin e kaluar ishte pjesë e Partizanit me skuadrën e Vllaznisë ka nënshkruar deri me 31 maj, atëherë kur edhe përfundon kampionati shqiptarë.
Sukaj do të udhëtojë bashkë me ekipin nesër drejt Ulqinit për të vijuar me përgatitjet për nisjen e ndeshjeve zyrtare të këtij viti, ndërsa do të jetë një forcë shtesë për sulmin e skuadrës shkodrane që gjatë pjesës së dytë të kampionatit do të duhet të luftojë për mbijetesë.
Vllaznia pas 16 xhirove të para në Superligën shqiptare ka tubuar vetëm 15 pikë, dhe aktualisht ndodhet në pozitën e para fundit në renditje.
Sukaj me Vllazninë pritet të debutojë me 27 janar përballë, Kukësit, një skuadër kjo që gjithashtu së fundmi kishte shfaqur intreresim për shërbimet e sulmuesit 30 vjeçar.