Sulmuesi argjentinas, Karlos Tevez rikthehet në vendlindjen e tij. Ai aktualisht është pjesë e skuadrës kineze të Shanghai Senhua, ndërsa edhe përkundër pagesës së jashtëzakonshme që merr te kjo skuadër, 40 milionë euro në vit, ai prapë nuk është i lumtur.
Sipas medieve italiane, Tevez do të firmosë një kontratë dy vjeçare me klubin e tij të zemrës, Boka Xhuniors.
Menaxheri i tij, Adrian Ruoko ka gjetur një akord me klubin kinez për ta prishur kontratën, ashtu që ai shumë shpejt pritet të rikthehet në vendlindjen e tij.