Skuadra e Teutës ka siguruar shërbimet e mbrojtësit maqedonas, Bojan Gjorgievski, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës serbe të FK Macva Sabac, njofton “infOSport.mk”.
Ai te kjo skuadër kaloi 6 muajt e fundit, ndërsa ishte transferuar nga rradhët e Pobedës, skuadër kjo e fundit në Maqedoni me të cilën kishte luajtur 25-vjeçari Gjorgievski. Futbollisti shkupjan me skuadrën durrësake ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa me angazhimin e tij Teuta beson ta ketë zgjidhur çështjen e mbrojtësit të djathtë.
Ndryshe karrierën e tij Gjorgievski e filloi te Vardari, ndërsa në Maqedoni ai gjithashtu kishte veshur edhe fanellat e Metalurgut dhe Horizont Turnovës. Ndryshe sa i përket karrierës së tij ndërkombëtare, ai e kishte nisur në Bjellorusi me skuadrën e BATE Borisov, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe me Skonto Rigan në Letoni dhe Neftochimik në Bullgari.
Për Teutën është ky afrimi i parë gjatë merkatos së janarit, mirëpo ditëve në vijim pritet të ketë të tjera afrime te durrsakët, që janë fokusuar në treguan e huaj të futbollistëve.